Lladrovci: Zhvillimi i bujqësisë është prioriteti im themelor

Prishtinë | 16 Dhj 2016 | 14:35 | Nga

Në komunën e Drenasit bujqësia po shndërrohet në një sektor të rëndësishëm të zhvillimit ekonomik.

Kandidati i PDK-së për Drenas Ramiz Lladrovci, ka prezantuar njëri ndër priorietet e qeverisjes së tij, që sipas Lladrovcit bujqësia, duhet konsideruar prioritet tejet i rëndësishëm i komunës në planifikimin e investimeve, në ngritjen e kapaciteteve në bujqësisë, duke shtuar kapacitetin e sistemit të ujitjes Ibër-Lepenc që aktualisht janë të planifikuara rreth 5.600 hektar, që ofron mundësi të mirë për vende të qëndrueshme të punës.

Komuna ka realizuar projekte dhe ka financuar në bujqësi, si dhe me participim me fermerët si ndërrimi i kulturave bujqësore për rreth lumit Drenica, ndërtimi i serrave prej 1 ari dhe 2.4 ari, të financuara nga komuna me 80%- janë ndërtuar 280 serra. Janë ngritur pemishte të reja me mollë dhe kumbull, rreth 50 hektar si dhe 25 plantacione me mjedërr, projekte të realizuara në bashkëfinancim me IADK-në, si dhe pikë grumbulluese e qumështi dhe 196 makina mjelëse. Me këtë projekt janë pajisur të gjithë fermerët të cilët posedojnë 5 krerë e më shumë lopë qumështore. Po ashtu, me këtë implementues të fondeve të BE-së, janë bashkëfinancuar kultivimi i 60.000 fidanëve të perimeve dhe mekanizmave tjerë për shpërndarjen e plehut.

Departamenti i bujqësisë ka shpërndarë 120 koshere me bletë dhe furnizimi i të gjithë bletarëve me vegla për menaxhimin e sektorit të bletarisë si dhe furnizimi me ushqime për bletë. Ramiz Lladrovci, kandidat i Partisë Demokratike për kryetar të Drenasit, do ta ketë prioritet rritjen e buxhetit komunal për subvencionimin e fermerëve në të gjitha sektorët e bujqësisë, duke e dyfishuar buxhetin nga 50 mijë euro, në 100.000 euro.

Kandidati i PDK-së, për kryetar të Drenasit do të krijoj zyrën këshilluese për hartimin e projekteve për subvencione në Ministrinë e Bujqësisë që do të jetë falas për fermerët, angazhim që do të lirojë shpenzimet e çdo fermeri që do të aplikojë për subvencione dhe projekte në bujqësi. Komuna në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë do të subvencionojë 50% të çmimit të ujitjes për fermerët që kontraktojnë shfrytëzimin e sistemit të ujitjes si dhe rehabilitimin e plotë të rrjetit të sistemit të ujitjes Iber-Lepenc.

Lladrovci premton se do të sjell investitor për lëmin e bujqësisë, duke siguruar fidan dhe kontratat për tërë prodhimin e specit gjatë vitit si dhe kulturave që do të mbjellën sipas marrëveshjes. Me njërin nga investitorët, thekson Lladrovci, pritet që të fillojë punën në vitin 2017 dhe do të ketë lidhje me ujin e ngrohtë të Ferronikelit dhe pritet punësimi i 1.000 femrave. Drenasi disponon 16.205 hektar tokë pune dhe 11.355 hektar pyje, me 34 fshatra dhe 43 vendbanime. Me lartësi të mesme mbidetare prej 1.051 metra kurse pika më e ulët e lartësisë mbidetare është 552 m.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme