Miroslav Lajçaku po luan majtap me qeveritarët e Kosovës.
Ai po iu rrëfen këtyre, përralla për të drejtën e lëvizjes së lirë, si koncepti avancuar evropian, ndërsa, vendi i tij, dhe shtetet tjera evropiane, i kanë ngujuar 2 milionë shqiptarë duke mos i lënë të dalin nga getoja e quajtur Kosovë.
Qeveritarët e Kosovës janë bërë si qengja të lagur. Bile, sa nuk i kërkuan falje Lajçakut, që dikush, nuk e la Vuçiqin të hynte në Kosovë, për ta provokuar situatën këtu, vetëm disa ditë para zgjedhjeve lokale në Mitrovicën e Veriut.
Është një fjalë kuptimplotë që e përdorin, gjithandej nëpër Dukagjin: SHUJAN*!!!
Tash, qind përqind e kam kuptuar, jo vetëm çfarë kuptimi ka, por edhe si duket!
SHUJANA, bre! Pih.
*SHUJAN (besoj) do të thotë: ai që heshtë, ai që flet e s’thotë asgjë, ai që s’guxon të bëjë asgjë, ai që vegjeton, që është zemërlepur dhe, ai që frikësohet edhe nga hija e vetë.
P.S.
Kjo nuk vlen për ministren Meliza Haradinaj Stublla, e cila i ka “këllqet”, më të mëdha se krejt “burrat” e qeverisë.