Llapi e Ferizaj kalojnë në çerekfinale të Kupës, Drita e Drenica në “shtëpi”

Prishtinë | 10 Shk 2026 | 17:02 | Nga Ekonomia Online

Gjatë ditës së martë janë zhvilluar dy ndeshjet e para të 1/8 së finales në Kupën e Kosovës.

Në Gjilan, Drita i bëri konak Llapit, teksa Drenica ishte nikoqire e Ferizajt.

Mysafirët kaluan tutje në çerekfinale, teksa vendasit mbetën në ‘shtëpi’.

Drita u mposht nga Llapi me shifrat prej 2-1.

Llapjanët shënuan fillimisht përmes Arbnor Ramadanit në pjesën e parë, teksa në të dytën shënuan me anë të Muhamet Hysenit.

Golin ngushëllues për Dritën e shënoi Blerim Krasniqi.

Ndërkohë, Drenica e Ferizaj u ndanë në paqe pas kohës së rregullt, për të shkuar në penallti.

Pas goditjes së penalltive, Ferizaj u tregua më i saktë dhe kështu e siguroi një vend tutje në Kupën e Kosovës.

Fituesi në fuqi i Kupës së Kosovës është Prishtina, e cila e kishte mposhtur në finale Llapin, me rezultat prej 1-0.

Të ngjashme