Llapi i jep mbështetje të fuqishme PDK-së – Kandidatët për deputetë mobilizojnë qytetarët drejt fitores së 7 qershorit

Prishtinë | 04 Qer 2026 | 10:11 | Nga Ekonomia Online

Kandidatët për deputetë të Kuvendit të Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës, Rrustem Mustafa – Remi, Shemsi Jashari dhe Jehona Jashari Miftari, gjatë ditës së djeshme zhvilluan një sërë takimesh me qytetarë dhe aktivistë në fshatrat Tërrnavë, Bellopojë dhe Halabak si dhe në takime me qytetarë në qytetin e Podujevës.

Takimet u karakterizuan nga pjesëmarrje e madhe dhe atmosferë entuziaste, ku qytetarët shprehën mbështetjen e tyre të fuqishme për vizionin dhe programin e Partisë Demokratike të Kosovës.

Kandidatët vlerësuan mikpritjen dhe përkrahjen e banorëve të Llapit, duke theksuar se fryma e ndryshimit dhe e fitores po forcohet çdo ditë e më shumë në çdo cep të Podujevës.

“Llapi ka qenë gjithmonë vatër e qëndresës, e atdhedashurisë dhe e vendimeve të mëdha për Kosovën. Mbështetja që po marrim nga qytetarët është dëshmi e qartë se njerëzit kërkojnë ndryshim, zhvillim dhe një qeverisje që punon për interesin e tyre,” u tha gjatë takimeve.

Përfaqësuesit e PDK-së theksuan se Kosova ka nevojë për një drejtim të ri që i jep fund krizave të vazhdueshme dhe rikthen zhvillimin ekonomik, dinjitetin institucional dhe perspektivën për të rinjtë.

Me energjinë dhe mobilizimin e treguar nga qytetarët e Llapit, kandidatët u shprehën të bindur se më 7 qershor do të vuloset fitorja e vizionit për një Kosovë më të zhvilluar dhe më të fortë.

“Llapi flet qartë: Stop krizës, ndrysho Kosovën! Më 7 qershor, voto PDK – Numri 125.”

Të ngjashme