Llapi ka arritur të shënojë fitore si mysafir ndaj Gjilanit me rezultat 2-0 në kuadër të javës së 29-të në Superligën e Kosovs.
Llapjanët e nisën ndeshjen shumë mirë, duke tentuar golin që nga fillimi.
Në minutën e 19-të erdhi edhe goli. Edon Sadriu u shërbye bukur afër zonës dhe me në goditje të bukur shënoi 1-0.
Pas golit Llapi kishte raste me Arbnor Ramadanin dhe Kastriot Selmanin, por nuk ia arritën qëllimit.
Gjilani rrezikoi me Arbër Çyrbjen, dy herë, por pa sukses.
Me të filluar pjesa e dytë Llapi e gjeti dhe golin e dytë. Ishte sërish Edon Sadriu që shënoi për 2-0 në minutën e 55-të.
Edhe pse skuadrat kishin raste deri në fund, rezultati nuk ndryshoi.
Gjilani mbetet në vendin e katërt me 43 pikë, ndërsa Llapi gjendet në vendin e pestë me 37 pikë.