Llapi është mposhtur në “Zahir Pajaziti” edhe në ndeshjen kthyese nga Wisla Krakowa në kuadër të kualifikimeve për Europa League.
Pjesa e parë u mbyll baras, me një gol të anuluar të ekipi polak për pozitë jashtë loje që u shënua në minutën e 16-të.
Ndërsa, në minutën e 58-të ishte Rodado, ai që i kaloi mysafirët në epërsi, njofton Klankosova.tv.
Llapi barazoi në minutën e 74-të, që ishte edhe goli i vetëm në dy takimet, kurse mysafirët kaluan sërish në epërsi në minutën e 90-të.
Rezultati përfundimtar nga të dyja ndeshjet ishte 1-4, ku me këtë humbje përshëndetet nga kualifikimet për Europa League.