Llogaritni sa vërtet duhet të fitoni peshë gjatë shtatzënisë

Prishtinë | 28 Sht 2024 | 12:51 | Nga

Gjatë shtatzënisë shumica e femrave janë të prira të shtojnë peshë, ndërkaq ajo varet nga vetë damat. Mirëpo, sa vërtet është shtim normal i peshës?

Menjëherë do t’ju tregojmë që secila femër është e veçantë, prandaj vetvetiu edhe shtatzënia është e ndryshme për secilën shtatzënë.

Me Art Motion mund të merrni pako me 150 kanale HD dhe internet 20Mbps për vetëm 9.99 Euro

Pra, numri optimal i kilogramëve të shtuar nuk ekziston, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, në internet është publikuar një formulë interesante sipas së cilës mundeni të llogaritni sa përafërsisht do të duhej të shtonit peshë trupore gjatë shtatzënisë.

Për të llogaritur shifrën, është e nevojshme të përcaktoni BMI-në tuaj (indeksin e masës trupore) para shtatzënisë, madje ashtu që do të pjesëtoni peshën tuaj (në kilogramë) me gjatësinë tuaj në katror.

Varësisht nga ajo se sa ju është BMI-a para shtatzënisë, mund të konstatoni sa do të duhej të ishte shtimi ideal i kilogramëve.

BMI-a nën 18,5: nga 12 deri në 18 kg

BMI-a midis 18,5 dhe 24,9: nga 11 deri në 15 kg

BMI-a midis 25 dhe 29,9: nga 6 deri në 11 kg

BMI-a mbi 30: nga 5 deri në 9 kg

Te binjakët: nga 15 deri në 20 kg

Tërheqim vërejtjen që këta numra janë vetëm orientim dhe se mos i merrni si të saktë.

Ju këshillojmë që është më mirë që të këshilloheni personalisht me mjekun, i cili do të kujdeset për shëndetin tuaj, si edhe për shëndetin e bebes suaj gjatë shtatzënisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme