Një formë e njohur e agjërimit, pra agjërimi në intervale të çrregullta (lexo anglisht: intermittent fasting) është një ‘program’ i ushqimit ku keni të drejtë të hani vetëm në periudha të caktuara të ditës.
Ka shumë lloje të ndryshme të këtij agjërimi, siç janë metodat 16/8 (ku 16 orë të ditës agjëroni dhe në kornizën 8 orëshe keni të drejt të hani) ose metoda 5:2 (ku 5 ditë të javës hani normal, por dy ditë tjera i kufizoni kaloritë në 500-600 për ditë).
Studime të shumta kanë treguar se ky lloj i agjërimit sjell shumë përfitime të fuqishme shëndetësore për trupin dhe trurin.
Mësoni disa prej këtyre përfitimeve, të cilat janë dëshmuar edhe shkencërisht.
1: Agjërimi e ndryshon funksionin e qelizave, gjeneve dhe hormoneve
Kur nuk hani për një periudhë të caktuar, disa gjëra ndodhin në trup.
P.sh., trupi fillon procese të rëndësishme të riparimit të qelizave dhe i ndryshon nivelet hormonale në mënyrë që yndyra të bëhet më e qasshme.
Këto janë disa prej ndryshimeve që ndodhin në trup gjatë agjërimit:
Nivelet e insulinës: Nivelet e insulinës në gjak bien dukshëm, gjë e cila ndikon në djegien e yndyrës.
Hormoni njerëzor i rritjes: Nivelet e hormonit të rritjes në gjak mund të rriten deri në pesëfish. Nivelet e larta të këtij hormoni e ndihmojnë procesin e djegies së dhjamit dhe rritjen e muskujve, por sjellin edhe shumë përfitime tjera.
Riparimi i qelizave: Trupi fillon procese të rëndësishme të riparimit të qelizave, siç është largimi i materialeve të panevojshme nga qelizat.
Gjenet: Fillojnë ndryshime fitimprurëse në gjene dhe molekula të caktuara që ndërlidhen me jetëgjatësinë dhe mbrojtjen ndaj sëmundjeve të ndryshme.
2: Agjërimi ju ndihmon të humbni peshë dhe dhjamë
Shumica prej atyre që i përkushtohen kësaj forme të agjërimit, e bëjnë për të humbur peshë.
Duke folur në përgjithësi, agjërimi në intervale të çrregullta ju bën të hani më pak shujta.
Veç kësaj, kjo formë e agjërimit e përmirëson edhe funksionin hormonal në mënyrë që të përshpejtohet
Nivelet e ulëta të insulinës, nivelet e larta të hormonit të rritjes dhe sasia e rritur e noradrenalinës ndikojnë që trupi ta përdor dhjamin në trup për energji, rrjedhimisht e djegë atë për të jetuar.
Për këtë arsye, agjërimi afatshkurtë e rritë shkallën metabolike deri në 14%.
3: Agjërimi e redukton rezistencën ndaj insulinës dhe e zvogëlon rrezikun e tipit 2 të diabetit
Tipi 2 i diabetit është bërë mjaft i zakonshëm dekadave të fundit. Karakteristika kryesore e kësaj sëmundje është niveli i lartë i sheqerit në gjak, në kontekstin e rezistencës së insulinës.
Çdo gjë që e redukton rezistencën e insulinës duhet të ndihmojë në zvogëlimin e sheqerit në gjak dhe të na mbroj nga tipi 2 i diabetit.
Në mënyrë interesante, agjërimi është dëshmuar se sjell shumë përfitime sa i përket rezistencës së insulinës.
4: Agjërimi është i shëndetshëm edhe për zemrën
Sëmundjet e zemrës për momentin janë vrasësi më i madh në botë.
Agjërimi është dëshmuar se i përmirëson shumë faktorë të rrezikut të sëmundjeve të zemrës, duke përfshirë shtypjen e gjakut, kolesterolin, trigliceridet në gjak, nivelet e sheqerit në gjak, etj.
5: Agjërimi dhe procesi i riparimit të qelizave
Kur ne agjërojmë, qelizat në trup e iniciojnë procesin e largimit të toksinave, që quhet autofagji.
Autofagjia është kur qelizat e forta në trup, në plot kuptimin e fjalës fillojnë t’i hanë qelizat më të dobëta në mënyrë që të bëhen më të fuqishme.
6: Agjërimi mund ta parandalojë kancerin
Kanceri është sëmundje e tmerrshme, e cila karakterizohet me rritjen e pakontrolluar të qelizave.
Agjërimi është dëshmuar të ketë efekte fitimprurëse në metabolizëm të cilat shpijnë në rrezik të zvogëluar të kancerit.
7: Agjërimi është i mirë për trurin
Çfarë është e mirë për trupin, shpeshherë është e mirë edhe për trurin.
Agjërimi i përmirëson funksionet e ndryshme metabolike të cilat njihen si të rëndësishme për shëndetin e trurin.
Kjo përfshin reduktimin e stresit oksidativ, inflamacionin e reduktuar, rezistencën e insulinës, reduktimin e niveleve të sheqerit në gjak, etj.
Veç kësaj, studime të shumta kanë treguar se agjërimi mund ta rritë edhe rritjen e qelizave të reja nervore.