Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Valdrin Lluka, ka njoftuar se për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re” është në fazën e parë drejt përzgjedhjes së ndërtuesit të këtij termocentrali, raporton Ekonomia Online.
Ai ka treguar se për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re” kanë qenë konkurrente 4 kompani, kompania “General Electric” është më e favorshmja në tender, por do diskutohet edhe më tej për uljen e çmimit për ndërtimin e termocentralit dhe mirëmbajtjes së saj.