Lluka në prani të 30 ministrave nga e mbarë bota prezanton potencialet në sektorin minerar të Kosovës

Prishtinë | 05 Mar 2018 | 17:03 | Nga

Për herë të parë, Kosova po prezantohet në konventën ndërkombëtare më prestigjioze në botë për sektorin minerar të organizuar nga Prospectors and Developers Association of Canada (PDAC). Salla ku Kosova prezantoj potencialet e saj të këtij sektori ishte e mbushur tërësisht, duke treguar interesim jashtëzakonisht të madh për mineralet e Kosovës. Rreth 4 kompani e konfirmuan tashmë vizitën e tyre në Kosovë gjatë muajit Prill.

“Për plot 3 orë, prezantuam potencialin që ofron Kosova, ndryshimet në legjislacion siç është Ligji për Investimet Strategjike dhe Ligji Trepçës, hapjen e zonave me interes të veçantë, mineralet që Kosova ka aktualisht në dispozicion, ambientin e të bërit biznes, përparësitë e Kosovës karshi vendeve tjera të Evropës, storie suksesi nga një investitor i huaj që operon në këtë sektor në Podujevë si dhe përkrahjen e investitorëve Kanadez nga Ambasada Kanadeze në Kroaci dhe Kosovë”, ka shkruar Lluka.

“Gjatë vizitës tre ditore, do të marrë pjesë në samitin ministror të minierave ku jemi rreth 30 ministra të sektorit nga mbarë bota! Gjithashtu kam takime me homologun tim, Ministrin Federal të Burimeve Natyrore, Jim Carr si dhe Ministrin Shtetëror për Tregëti Ndërkombëtare, Michael Chan. Ambasada e Kosovës në Kanada dhe Ambasada e Kanadës në Kroaci (që mbulon Kosovën) kanë luajtur një rol shumë të rëndësishëm në suksesin e kësaj vizite, për çka i falenderohem shumë”.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme