Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal është duke shqyrtuar Projekt-Statutin e Trepçës.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZhE), Valdrin Lluka ka thënë se draft-statusi është i kompletuar, raporton Ekonomia Online.
“Për shkak të mos kënaqësisë së punëtorëve jemi pajtuar me sindikatën që të krijojmë dy grupe punuese një që i trajton kërkesat e punëtorëve dhe një për asetet e papërfshira”.
“Për benefitet sociale jemi pajtuar që të trajtohen veçmas dhe nuk e kanë vendin në status. Ky është version i kompletuar, i tillë ka kaluar në Qeveri. Ne jemi bashkë me kryetarin e bordit dhe sindikatën”.
Draft-statuti i Trepçës është miratuar në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës. Versioni i ri i Projekt-statutit dërgohet në Kuvend.
Statuti përcakton themeluesit e shoqërisë aksionare, aksionet e tyre, veprimtarinë, strukturën organizative, kapitalin themeltar, menaxhimin, afarizmin dhe të gjitha çështjet organizative që lidhen me kompaninë.
Emërtimi i shoqërisë aksionare është “Trepça” Sh.A dhe selia e saj është në Parkun Industrial të Mitrovicës.
Miratimi Statusit të Shoqërisë Aksionare “Trepça” Sh.A., do të mundësojë zbatimin e Ligjit për Trepçën dhe versioni i miratuar është në pajtueshmëri të plotë nga të gjithë akterët që ndikohen nga kjo kompani.