Lluka: Presim të kursejmë 9 % të energjisë përmes masave efiçiente

Prishtinë | 19 Sht 2018 | 10:49 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZhE), Valdrin Lluka Ministri  Lluka tha se ministria që ai drejton qe një kohë po i kushton rëndësi të veçantë efiçiencës së energjisë.

Ai bëri të ditur se pas miratimi të Ligjit për Efiçiencë do të themelohet edhe Fondi për Efiçiencë ku institucionet do të kenë qasje në fonde, raporton Ekonomia Online.

Lluka bashkë me shefen e Zyrës se Bashkimit Evropian në Kosovë (BE), Nataliya Apostolova, kanë marrë pjesë në konferencën me kryetarët e të gjitha komunave të Kosovës, lidhur me zbatimin e Ligjit të ri për Efiçiencën e Energjisë dhe themelimin e Fondit për Efiçiencë të Energjisë në Kosovë.

Sipas tij, deri në fund të vitit 9 për qind e konsumit të energjisë do të kursehen si rezultat i masave efiçiente.

“Kosova është e përcaktuar të arrijë të gjitha caqet e që janë që deri në fund të këtij viti 9 për qind e konsumit të energjisë do të kursehet si rezultat i masave të efiçiencës. Parashihet që 140 ndërtesa t’i përfundojmë deri në fund te vitit të ardhshme”.

Me Ligjin për efiçiencë kërkohet nga komunat të zhvillojnë planet për efiçiencë, Lluka ka sqaruar se rreth 29 komuna nga 38 i kanë përfunduar këto plane.

“Ligji është në fazën dëgjimore dhe shpresoj të miratohet. Ai obligon komunat të marrin një numër masash për efiçiencën. Komunat kanë rol tepër të rëndësishëm në energji sepse operojnë me shkolla, ndriçim publik. Ligji për efiçiencë kërkon nga komunat të zhvillojnë planet për efiçiencë, rreth 29 komuna nga 38 i kanë përfunduar këto plane”.

Lluka u ka bërë thirrje komunave të shfrytëzojnë asistencën teknike nga partnerët, raporton EO.

“Fondi do te jep mundësi që te jap kredi të buta. Implementimi i masave nga mundëson krijimin e një tretu ku do të përfitojë një numër sektorësh, sektori i ndërtimtarisë, bankat”.

Kryetarët e komunave kanë marrë informacion mbi aktivitetet e Qeverisë dhe një projekt të financuar nga BE-ja që mbështesin zbatimin e Pakos së Energjisë 3.

Praktikat më të mira të BE-së në menaxhimin e energjisë komunale janë prezantuar nga folësit ndërkombëtarë nga Konventa e Kryetarëve të Bashkive të BE-së, Komunitetit të Energjisë dhe qytetit të Freiburgut, Gjermani.

  

Të ngjashme