Qeveria e Kosovës e ka miratuar Draftin për zbatimin e Strategjisë së Energjisë 2018-2020.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, tha se strategjia e prezantuar parasheh furnizim të rregullt dhe efikas me energji elektrike.
Sipas tij, një ndër projektet që parashihen gjatë kësaj periudhe janë fillimi i termocentralit Kosova e Re dhe rehabilitimi i termocentralit Kosova B.
Kreu i MZHE-së tha se e gjithë strategjia kap shifrën prej 850 milionë eurosh.
“Pjesa më e madhe është nga bizneset private, ndërsa pjesa tjetër nga Qeveria e Kosovës”, ka thënë Lluka, raporton Ekonomia Online.