Lluka: Të gjithë 110 Minatorët kanë dalur jashtë dhe janë mirë

Prishtinë | 22 Jan 2019 | 17:07 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka njoftuar përmes Facebook se të gjithë 110 Minatorët e Trepçës kanë dalur jashtë dhe janë me shëndet të mirë. Ai po ashtu tha se ka qenë gabim teknik që më herët kishte deklaruar se janë 10 minatorë, por fjala kishte qenë për 110 minatorë.

Postimi i Llukës:

“Të gjithë 110 Minatorët kanë dalur jashtë dhe janë mirë. Problemi vazhdon të jetë furnizimi me energji për Mitrovicën, ndërkohë që miniera kërkon gjithashtu furnizim stabil për pompat e ujit që nuk lejojnë vërshimin e horizonteve. Vërshimi i mundshëm i minierës rrezikon operimin e Trepçës me muaj prandaj edhe udhëzimet janë që prioritet të ketë furnizimi me energji për pompa. *Shënim: më herët gabimisht kam deklaruar që kanë qenë 10 minatorë. Fjala ka qenë për 110”, ka shkruar Lluka në Facebook.

https://www.facebook.com/115880909099338/posts/285512302136197/
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme