Lluka thotë se Trepça regjistrohet këtë muaj

Prishtinë | 26 Shk 2019 | 14:45 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZhE), Valdrin Lluka para kabinetit qeveritar ka raportuar lidhur me gjendjen dhe zhvillimet në Ndërmarrjen Publike “Trepça”, “Telekomi” dhe për sektorin energjetik në Kosovë.

Lluka tha se ndërmarrja “Trepça” do të regjistrohet në shkurt, raporton Ekonomia Online.

“Që nga marrja e mandatit të kësaj qeveria janë vërë disa hapa konkret dhe janë 4 sfida regjistrimi formal, kompletimi i bordit. Zgjedhja e bordit menaxhues. Qeveria ka formuat bordin e Trepçës. Ne kemi dorëzuar draft statusin në komisionin e zhvillimit ekonomik”.

“Ne kemi adresuar të gjitha çështjet edhe akter për regjistrimin e ndërmarrje që do të regjistrohet në muaji shkurt. Regjistrimi i Trepçës hap rrugë për zhvillimin e kësaj ndërmarrje”.

Ai ka folur edhe për gjendjen e “Telekomit” ku ka thënë se ka filluar ristrukturimi për këtë ndërmarrje.

“Ne jemi të preokupuar me gjendjen e Telekomit. Gjatë 4 viteve të fundit kjo ndërmarrje ka grumbulluar sfida të cilat ka ndikuar edhe zhvillimi teknologjik”.

“Në përputhje me dispozitat e ligjit kemi pritur performancën e ndërmarrjes dhe kemi ndalur kompensimin shtesë”.

“Ne bashkëpunim me bordin e drejtorëve kemi hapur ristrukturimin e ndërmarrjes. Përfundimi i këtij procesi do të ketë ndikim pozitiv”.

Kur foli për sektorin energjetik në vend Lluka tha se KOST është duke u përballur me humbje të mëdha, duke shtuar se mosoperimi po shkakton humbje të mëdha.

“KOST është duke u përballur me humbje të mëdha. Mosoperimi dhe humbjet në veri po shkaktojnë humbje të mëdha. Sa i përket distribucionit është obligim që të investohen 25 milion euro në vit”.

I pyetur nga ministri Besim Beqaj lidhur me një kompani amerikane që ka nënshkrua marrëveshje me Telekomin, Lluka është përgjigjur se do të interesohet lidhur me këtë.

“Fjala është për një kompani amerikane që ka nënshkruar një marrëveshje me Telekomin. Sipas medieve në marrëveshje thuhet se ju lejohet qasje brenda dokumenteve”.

“Unë këtë e kam dëgjuar nga mediet dhe do të interesohem”.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/322017658503307/

Të ngjashme