Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, u ka sugjeruar qytetarëve të vizitojnë Festivalin e kafesë dhe çajit që po mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, në të cilin po ofron pije falas për vizitorët, transmeton Ekonomia Online.
Lluka thotë se ky festival, ku po marrin pjesë prodhues vendor dhe të huaj, është ndër më të preferuarit për të.
“Në Prishtinë po mbahet Festivali i Kafesë dhe Çajit ku këto dy pije shpërndahen falas për vizitorët. Prezent janë nga prodhuesit vendor e deri tek vendet më të largëta importuese”, ka shkruar Lluka në Facebook.
“Është një ndër festivalet e mija të preferuara në sheshin Zahir Pajaziti. Aroma e kafesë të mbanë në disponim, prandaj edhe ju sugjeroj ta vizitoni”, ka bërë thirrje Lluka.