Nënkryetari i Sindikatës së Re të KEK-ut, Nexhat Llumnica, në një prononcim për Ekonomia Online tha se për shkak të vjetërsisë disa nga blloqet e kësaj korporate kanë nevojë vazhdimisht për riparime.
Prandaj sipas tij, kjo edhe po sjell mungesë të prodhimit të energjisë elektrike.
Madje ai ia ka kujtuar një propozim Vetëvendosjes, e që thotë se sa ishte në opozitë kërkonte që të rivitalizohet blloku Kosova A, por që tash ende nuk është bërë asgjë.
Sipas tij, po të ndodhte kjo , Kosova nuk do të kishte nevojë për import të energjisë, por do të eksportonte në këtë kohe krize.
“Korporata energjetike e Kosovës dihet se është me disa blloqe të vjetra edhe kuptohet gjithë herë duhet të ketë riparime. Njëri bllok i Kosovës B është në riparim dhe kjo është arsyeja që nuk ka energji të mjaftueshme të prodhuar në Kosovë”.
“Gjithashtu e kemi bllokun A5 që nuk është riparuar me kohë dhe kjo ka sjell një dëm jashtëzakonisht të madh te KEK-u. Kur kjo Qeveri ishte në opozitë jemi kanë në një vij të bëhet rivitalizimi i Kosovës A. Sikur të ishte bë rivitalizimi i Kosovës A, Kosova nuk do të kishte nevojë për import të energjisë, por do të eksportonte në këtë kohe krize energjetike”.
“…në realitet ata që menaxhojnë e kanë fajin për arsye se duhet të bëhen riparime të rregullta pa marr parasysh se sa duhet të kushtonin për arsye se nuk mund të kursesh në këtë kohë të krizës energjetike. Pra nëse ish bo riparim i rregullt bllokut A5 sot nuk do të kishin reduktim dhe Kosova në realitet i humb diku për 6 muajt e ardhshëm 561 mijë megavat”.