Llumnica kërkon pagën e 13-të për punëtorët e KEK-ut: Djersa jonë po keqpërdoret

Prishtinë | 12 Dhj 2025 | 11:28 | Nga Ekonomia Online

“Punëtorët e rrezikuar në punë, por rrezikshmëria nuk paguhet”, “Duam ngritjen e pagave, dhe ne duam jetën”, “menaxhimet respekto ligjin e punës, paguaj vikendet për punëtorët me ndërrime”, janë këto vetëm disa nga thirrjet e punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) të cilët po protestojnë në mënyrë paqësore para zyrave të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Sindikatës së Re KEK, Nexhat Lumnica në emër të punëtorëve ka kërkuar edhe pagën e 13-të për të cilën tha se askush më shumë se ata nuk e meritojnë, duke theksuar se ata janë drita e Kosovës dhe zhvillimit ekonomik të këtij vendi.

Ai madje ka thënë se po luhet me ndjersën e punëtorëve.

“Kush më shumë se na meriton pagën e 13-të. Derisa kërkesa për rritje pagës është e kamotshme, paga nuk është rrit. …ne sot jemi këtu duke dëgjuar premtime për gjithë sektorin publik që paguhen nga taksapaguesit e Kosovës, nga ndjersa jonë, që e marrin pagën e 13 e mos t’ia japësh punëtorit të KEK pagën e 13 është më shumë se e turpshme. Sot e shprehim pakënaqësinë në këtë formë, por kaq të qetë nuk do të jemi herë të tjera. Tek e fundit kompania nuk është këtyre këtu, por e punëtorëve të KEK-ut dhe gjithë Kosovës. Derisa ne jemi drita e Kosovës, jemi aseti kryesor i Kosovës për shkak se pa neve nuk ka zhvillim ekonomik, ska buxhet 3-4 miliardë euro…djersa jonë po keqpërdoret”, tha ai.

Të ngjashme