Llumnica: Pranuam marrëveshjen duke marrë parasysh shqetësimet e qytetarëve

Prishtinë | 19 Nën 2024 | 20:28 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Sindikatës së Re të KEK-ut, Nexhat Llumnica ka treguar arsyet pse pranuan marrëveshjen që ta pezullojnë grevën, në mënyrë që çdo punëtor i KEK-ut të marrë nga 200 euro për fundvit dhe nga 1 janari t’u rriten pagat për nga 50 euro.

“Jemi të vetëdijshëm për pakënaqësinë tuaj lidhur me rritjen prej 50 euro në pagat tona dhe bonusin prej 200 euro për muajin dhjetor. Ju sigurojmë se e kuptojmë plotësisht zhgënjimin tuaj dhe ndiejmë së bashku me ju. Kemi komunikuar hapur me ju që nga fillimi dhe kemi ndarë çdo hap të këtij procesi”, ka shkruar fillimisht Llumnica.

Ai ka deklaruar se kjo marrëveshje është pranuar duke marrë parasysh krizën energjetike dhe shqetësimet e qytetarëve për ndërprerje të furnizimit me energji elektrike.

Ai shtoi se kishin presione të shumta nga bordi, menaxhmenti e sindikata tjetër.

“Në këto rrethana, kemi arritur një marrëveshje me menaxhmentin e KEK-ut për rritjen e pagave, duke marrë parasysh krizën energjetike dhe vështirësitë me të cilat përballen qytetarët e vendit tonë. Kemi qenë nën presion të jashtëzakonshëm nga qytetarët, të cilët janë të shqetësuar për ndërprerjet e mundshme të energjisë elektrike, si dhe nga të gjitha anët e tjera, përfshirë menaxhmentin, bordin e KEK-ut, sindikatën tjetër brenda KEK-ut dhe presione të ndryshme”, ka shkruar ai.

Tutje Llumnica ka njoftuar se janë inicuar procedurat për vlerësimin e rrezikut, dhe posa të vlerësohet rreziku, do të fillohet të paguhet rrezikshmëria, sipas premtimeve të menaxhmentit.

Postimi i plotë i tij:

Të ngjashme