Juventusi thuhet se është favorit absolut për të nënshkruar me mesfushorin e Sassuolos, Manuel Locatelli.
Locatelli ishte njëri nga lojtarët më të mirë të Italisë në Euro 2020, edhe pse nuk ishte një titullar fiks gjatë gjithë Kampionatit Evropian.
Paraqitjet e tij të mira në Euro 2020 veçse shtuan ‘qershinë mbi tortë’ pas një sezoni mbresëlënës të mesfushorit në Serie A.
Kështu, ylli i Sassuolos bëri për vete shumë klube evropiane, të cilat duan ta transferojnë atë para sezonit të ri.
Megjithatë, sipas gazetarit Fabrizio Romano, Juventusi gjithmonë është duke udhëhequr garën për Locatellin dhe një takim i ri pritet të ndodh së shpejti me Sassuolon.
Romano shton se Locatelli është ende duke bërë presion për t’u bashkuar me Juventusin, pasi klubi nga Torino është i preferuari i tij.
Arsenali do të ishte i gatshëm të paguante çmimin e Sassuolos pre 40 milionë euro, por ata duan të nënshkruajnë lojtarë të lumtur dhe 100 për qind të bindur për t’u bashkuar me klubin.