“Locked Down” filmi romantik dhe komedi që e prek temën e pandemisë

Prishtinë | 13 Jan 2021 | 14:58 | Nga Ekonomia Online

Anne Hathaway dhe Chiwetel Ejiofor, janë bërë bashkë për filmin e ri që flet për pandeminë, por ky projekt largohet nga aplikacioni “Zoom” dhe na dërgon në rrugët e Londrës.

Me titull “Locked Down”, komedia e re e regjisorit Steven Knight, i njohur si krijuesi i serisë shumë të suksesshme “Peaky Blinders”, pritet të lansohet në platformën digjitale HBO Max.

Në film aktorët yje të hollywoodit, Hathaway dhe Ejiofor, e portretizojnë një çift që vendos të ndahet pak para se pandemia t’i karantinojë, çka i detyron ata të vazhdojnë të jetojnë së bashku pavarësisht se nuk janë të lumtur. Linda e portretizuar nga Hathaway, dhe Paxton i sjell në ekran nga Ejiofor, mbesin të ngujuar në shtëpi, por të ndikuar nga poezitë dhe konsumimi i sasisë së madhe të verës, ata përfundojnë duke u afruar me njëri-tjetrin në formën më të papritur.

Në film po ashtu luajnë aktorët Stephen Merchant, Mindy Kaling, Lucy Boynton, Dulé Hill, Jazmyn Simon, Ben Stiller dhe Ben Kingsley.

“Locked Down” do ta shënojë premierën në HBO Max, të enjten më 14 janar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme