Emisioni “Logjikonomia”, i cili u transmetua mbrëmë, nuk është më i qasshëm në platformën YouTube.
Juristja e medias, Flutura Kusari, ka publikuar një status ku shpreh shqetësim për largimin e episodit dhe mbylljen e kanalit të televizionit në YouTube, duke e cilësuar situatën “shqetësuese”.
Në episod bëhej humor me fushatën e kryeministrit Albin Kurti dhe me simpatizantët e tij.