Nëse VV-ja vendosë me i shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme gjatë marsit, ndoshta ka një logjikë “loja diplomatike dhe e brendshme” që po e luan javët e fundit.
Jo vetëm logjikë, por edhe e kuptoj se kjo mund të i sjellë përparësi në zgjedhje që mund të pasojnë së shpejti. Por nëse ky përnjëmend është një pozicion dhe linjë politike dhe diplomatike, kjo mund t’i hakmerret VV-së në të ardhmen radikalisht.
Toni dhe ngjyra e qëndrimeve që po përdoret nga diplomacia dhe ambasadorët është e paprecedentë dhe e jashtëzakonshme. Skajshëm kërcënuese.
Nëse Kosova kishte pasur mundësi dhe kapacitete t’i ruajë integritetin e saj territorial pa NATO-n, ndoshta kisha provuar me kuptu. Kosova as nuk mundet me i ruajt kufijtë e vet sot, e as ekonomi nuk ka me ble sisteme mbrojtëse. Ka deficit tregtar gati -50% te GDP në vit dhe s’ka drejtësi funksionale.
Për çka duhet me u bë kaq kokëfortë kur nuk i kemi bërë ende detyrat thelbësore të shtëpisë? Ne fundja as nuk e kemi çliruar vetë Kosovën e edhe pavarësinë e kemi shpallur në koordinim.
Vetëm na tregoni njëherë që jeni të zot me e kompletu infrastrukturën dhe arkitekturën e mbrojtjes e sigurisë e pastaj bëhuni kapadai.