Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030, Rama takohet me Gashanin

Prishtinë | 24 Mar 2026 | 13:06 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama është takuar sot me Ministrin e Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani.

Rama përmes një postimi në Facebook tha se ky takim u bë në mënyrë që institucionet të koordinohen rreth organizimit të Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.

“Po punojmë që të jemi plotësisht të përgatitur për këtë moment të rëndësishëm ndërkombëtar”, ka shkruar Rama.

Postimi i plotë:

Bashkëpunimi institucional është kyç për suksesin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.

Sot u takova me Ministrin e Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, për të koordinuar hapat e radhës dhe për të siguruar që përgatitjet të ecin me ritmin dhe seriozitetin që kërkon një ngjarje e këtij niveli.

Po punojmë që të jemi plotësisht të përgatitur për këtë moment të rëndësishëm ndërkombëtar.

Vazhdojmë.

Të ngjashme