Lojrat Olimpike në Prishtinë, Kusari: Lajm i mirë pas sanksionëve dhe izolimit ndërkombëtar

| 08 Sht 2023 | 18:42 | Nga

Jusristja e mediave, Flutura Kusari ka reaguar pasiqë Prishtina është shpallur fituese për organizimin e Lojërave Olimpike Mesdhetare që do të mbahen në vitin 2030.

Me anë të një postimi në Facebook, Kusari ka thënë se ky zhvillim është një lajm i mirë pas sanksioneve dhe izolimit ndërkombëtar që i ka pësuar Kosova në muajt e fundit.

“Syte me lote mu mbushen prej gezimit qe Lojrat Mesdhetare 2030 do te mbahen ne Kosove.

Lajm i mire pas gjithe atyre zhvillimeve te fundit qe na kane drejtu kah izolimi nderkombetar dhe sanksionet”, ka shkruar Kusari.

“Sot eshte dite per te festuar”, ka shkruar ajo.

Të ngjashme