Lojtarë profesionist, transmetues dhe shumë emra të famshëm po përballen në turneun 1xBet GOAT League

Prishtinë | 04 Jan 2023 | 15:47 | Nga Ekonomia Online

Tashmë ka filluar turneu 1xBET GOAT League, ku gjashtë skuadra do të garojnë për grupin e çmimeve prej 100.000 dollarësh.

Pjesë e kësaj gare janë lojtarë profesionist, transmetues si dhe komentues e analist të CS:GO, po ashtu edhe lojtare profesioniste femra.

Faza e grupeve e këtij turneu pritet të zhvillohet nga data 4 deri më 6 janar me formatin ‘Bo1’, ndërsa faza e Play-Off do të fillojë me datën 7 janar.

Në ketë turne skuadrat do të garojnë në mapat të cilat nuk janë pjesë e listës aktive siç janë: ‘Cobblestone’, ‘Tuscan’, ‘Train’ dhe më shumë.

Ky turne shpërndan 100.000 dollarë shpërblime për gjashtë skuadrat pjesëmarrëse nga 1xBet.

Pjesë e turneut do të jenë edhe emra të famshëm siç është ylli i ekipit FaZe, Twistzz, magixx i Spirit, refrezh dhe më shumë.

Këta lojtarë janë të ndarë në ekipe së bashku me transmetuesit si Lobanjica, Dosia, NadeKing, ohnePixel, shoke dhe Buster.

Gjithashtu pjesë e formacioneve të ekipeve do të jenë edhe trajnerë të famshëm si starix, Loord, LEGIJA, BERRY etj.

Të ngjashme