Lojtarë të Arsenalit dehen me substancë të palejuar, jo edhe Mustafi (VIDEO)

Prishtinë | 07 Dhj 2018 | 15:32 | Nga Ekonomia Online

Disa futbollistë të Arsenalit janë filmuar duke konsumuar oksid të azotuar, substancë kjo e ndaluar nga viti i kaluar për konsumim qejfi në Britaninë e Madhe.

Në videon e siguruar nga The Sun shfaqen yje të Arsenalit si Alexandre Lacazette, Matteo Guendouzi, Mesut Ozil dhe Pierre-Emerick Aubameyang teksa thithin nga baloni që përmban këtë substancë.

Ata e kishin bërë një gjë të tillë gjatë një ahengu në muajin gusht në Londër, ku kishin marrë pjesë edhe 70 vajza, pak ditë para fillimit të sezonit të ri në Premier Ligë, sipas The Sun.

Një zëdhënës i klubit ka thënë se do të flasin me lojtarët për këtë rast, dhe t’ua rikujtojnë përgjegjësitë e tyre si përfaqësues të klubit.

Ndonëse prezent është e mbrojtësi me prejardhje shqiptare, Shkodran Mustafi, ai nuk shihet në asnjë moment duke konsumuar oksid të azotuar.

https://youtu.be/31gms4HoU0E

Të ngjashme