Juventus është duke menduar seriozisht t’i zvogëlojë rrogat për këtë kohë sa e gjithë bota është kapluar nga Coronavirusi.
“Zonja e vjetër” nëse realizon planifikimet lojtarit më të mirë të saj pritet të ia ulë pagën për 30 për qind.
CR7 do të humbte gati 9 milionë euro.
Sipas menaxhmentit të klubit nga Torino, kjo po bëhet për shkak që nesër ekipi të mos ketë krizë financiare, raporton The Sun.co.uk përcjell Klan Kosova.
Disa klube kanë shkëputur kontratat me futbollistët, ndërsa ka edhe nga ato që nuk do t’i paguajnë lojtarët deri ditën kur ata të zbresin në fushë, gjë që nuk dihet kur do të ndodhë duke parë numrin e madh të vdekjeve që po e shkakton COVID-19.