Disa lojtarë të Sevillas pritet të përballen me dënime të rënda jo vetëm nga klubi, por edhe nga autoritetet shëndetësore, pasi kanë shkelur protokollin shëndetësor për kthimin e sigurt në gara, të përgatitur bashkërisht nga La Liga, Federata e Futbollit të Spanjës dhe autoritetet shëndetësore në vend, shkruan Marca.
Lucas Ocampos, Luuk de Jong, Franco Vazquez dhe Ever Banega janë parë së bashku në shoqëri të bashkëshorteve. Imazhet janë postuar nga bashkëshortet në llogaritë e tyre në Instagram, që janë fshirë më pas.
Ishte një tubim i më tepër se 10 personave dhe direkt godet protokollet për rifillimin e sigurt të garave. Pritet të ketë pasoja ndaj futbollistëve.
©