Një futbollist me prejardhje edhe shqiptare do të luajë në Premier Ligën e Anglisë në vazhdim të edicionit.
Bëhet fjalë për mesfushorin e U-21 të Suedisë, Erdal Rakip, që të hënën i është bashkuar skuadrës Crystal Palace si huazim nga Benfica deri në fund të edicionit, shkruan Koha Ditore.
21-vjeçari te Benfica ka kaluar më herët këtë muaj. Rakip është prodhim i Akademisë së Malmos.
Për këtë skuadër ka luajtur 120 ndeshje.
“Rakip ka shtetësi të Suedisë dhe Maqedonisë, ndërsa ka origjinë turke dhe shqiptare”, ka shkruar sajti i Crystal Palacet, skuadër që mban vendin e 13-të në Premier League.