Trajneri i Kombëtares së Meksikës, Juan Carlos Osorio, ka zbuluar si mbrojtësi i Tottenham, Davinson Sanchez, e kishte refuzuar Barcelonën duke u bazuar në këshillën e tij.
Sanchez zgjodhi të kalonte te Ajaxi dhe jo te Barcelona në bazë të këshillës së marrë nga atëherë trajneri i tij në Atletico Nacional, Osorio, transmeton Express.
Osorio e zbuloi Sanchezin si 17-vjeçar në Kolumbi dhe i ndihmoi të zhvillohet në skuadrën Atletico Nacional. Forma e tij më pas bëri që shumë skuadra evropiane të interesoheshin për të, përfshirë edhe Barcelonën, sipas Osorios.
“Mbaj mend kur më thirri në telefon dhe më pyeti nëse duhet të shkonte në Ajax apo Barcelonë, e cila ishte e interesuar për të, po ashtu. Mendova se gjëja më e mirë për të ishte të luante futboll, dhe mbase në Barcelonë nuk do të kishte hapësirë për të luajtur, do të ishte zëvendësues. Kjo është ajo çka vendosi ai dhe shkoi në Holandë. Luajti një sezon shumë të mirë atje dhe më pas iu bashkua Tottenhamit”, ka thënë Osorio.