Një person në Vitomiricë është arrestuar pasi ka kërcënuar një inspektor. Inspektorët kishin dalë për ta mbyllur një lokal i cili përkundër masave ndaj pandemisë ishte i hapur dhe në të po konsumohej alkool, ka bërë me dije Policia e Kosovës.
Ky është njoftimi i Policisë:
Rajoni 2. 17.04.2020 18:00. Njësitë policore në bashkëpunim me inspektorët komunal kanë hasur në një lokal te hapur ku kishte edhe persona tjerë duke konsumuar alkool. I dyshuari mashkull kosovar i cili kishte qenë prezent në lokal dhe që dyshohej se ishte nën ndikim të alkoolit, e kishte kanosur viktimën mashkull kosovar (inspektorin). Me urdhër te prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.