Festat e fundvitit duket se i kanë dhuruar një tjetër “toy boy” Jennifer Lopez…dhe në mediat rozë thuhet se është as më pak e as më shumë, Drake.
Thashethemet që qarkullojnë janë se këngëtarja portorikane dhe këngëtari kanadez janë afruar shumë me njëri-tjetrin, që prej fotos së shkrepur dhe të postuar në rrjetet sociale nga JLo javën e shkuar gjatë një koncerti në Las Vegas.
Zërat janë përforcuar nga fakti që Drake është parë jo njëherë, por në të dy koncertet e JLo në një resort në qytetin e kazinove.
Kaq ka mjaftuar që në mediat rozë të qarkullojë lajmi se çifti, që ka një diferencë prej 17 vitesh me njëri-tjetrin, janë ‘zyrtarisht’ të lidhur.
“Jen dhe Drake janë përpjekur që ta mbajnë të fshehtë romancën e tyre me argumentimin se thjesht po punojnë bashkë, por e vërteta është se ata janë të dashuruar me njëri-tjetrin”, citohet nga The Sun një burim pranë këngëtares.
JLo është 47 vjeç, ndërsa Drake sapo mbushi 30, por diferenca e moshës duket se nuk i shqetëson.
“Ata shoqërohen prej pak javësh dhe mosha nuk i shqetëson, janë të lumtur bashkë”, thotë i njëjti burim.
Ajo që duket se është më e pakënaqur nga kjo lidhje është Rihanna. Burime pranë këngëtares citohen nga TMZ të thonë se ajo ndjehet shumë keq për faktin se e konsideron JLo një mikeshë.