Lordi Ivar Mountbatten, i divorcuar dhe baba i tre vajzave, do të martohet me një mashkull.
Kushëriri i Mbretëreshës Elizabeth është i pari në familjen mbretërore që ndërmerr një hap të tillë.
24 orë më parë, Lordi Ivar dhe i dashuri i tij James Coyle shkëmbyen unazat me njëri-tjetrin në prani të 60 familjarëve të tyre, përfshirë tre vajzat dhe ish-bashkëshorten e tij, transmeton Shqip shkrimin e medieve britanike.
Për habi të të gjithëve, ish-bashkëshortja ishte e lumtur për vendimin, madje pozoi në një foto mes tyre.
Kjo dasmë është e para e këtij lloji dhe më e veçanta në historinë e familjes mbretërore britanike.