Loredana ka qenë nën hetim për një vit sepse reperja me prejardhje nga Ferizaj thuhet se ka zhvatur disa mijëra euro të një çifti zviceran. Nëse marrja në pyetje përsëritet, ajo mbetet e heshtur ndaj akuzës.
Bëhet fjalë për 700,000 franga zvicerane – kjo është shuma që reperja Loredana Zefi dhe një anëtar i familjes thuhet se kanë mashtruar për një çift nga Valais, shkruan BlueWin.Ch.
24-vjeçarja thuhet se ka pretenduar të jetë “Anna Landmann”, duke u shtirur si vajza e avokatit të Cyrihut, Valentin Landmann.
Çështja u bë publike vitin e kaluar, Loredana u arrestua në maj, shtëpia e saj u bastis dhe autoritetet bllokuan llogaritë dhe një kasafortë bankare.
Reperja shqiptare mohon pretendimet. Në një konferencë shtypi të mbajtur në Prishtinë në maj të vitit 2019, ajo paraqiti pikëpamjen e saj për këtë ngjarje duke u shprehur: “Unë jam e pastër. Paratë më janë dhënë vullnetarisht, nuk ka detyrim, as ka qenë mashtrim”.
Hetimi është ende duke u zvarritur dhe reperja është marrë në pyetje përsëri nga policia e Lucernit, siç raportohet nga disa media zvicerane. Sipas “Blick”, nuk do të duhej të ishte seanca e parë në lidhje me akuzat.
“20 Minuten” pretendon të ketë mësuar se Loredana u përgjigj me “asnjë informacion” në shumicën e intervistave duke zgjedhur heshtjen dhe duke iu referuar palës së dyshuar si të dëmtuar që ishin të pranishëm gjithashtu në intervistë.
Raporti hetimor i “Blick” dhe “20 Minuten”, thonë se një shumë prej 350,000 franga zvicerane, tani do t’i përcillen prokurorit publik, i cili do të vendosë nëse do të ngrejë akuzë.
Sipas “20 Minuten”, kasaforta e bllokuar bankare do të hapet sot nga zyra e prokurorit publik të Lucernit.
Meqenëse Loredana nuk ka shtetësi zvicerane sipas “Blick”, nëse dënohet ajo mund të përballet me syrgjynosje në Kosovë.