Reperja Loredana Zefi ka dalë në konferencë për medie pas akuzave për mashtrim në Zvicër, ku dyshohet se së bashku me vëllaun e saj ia morën një shtetase të Zvicrës rreth 900 mijë franga, raporton Ekonomia Online.
Loredana tha se paratë nuk janë marrë me dhunë e as kërcënime sipas saj paratë janë marrë me vullnet të palës tjetër.
“Unë jam këtu për shkak se jam duke xhiru spot, nuk kam shqetësime ose arsye pse me shty këtë spot, jemi mundu sepse nuk kemi shqetësime e arsye me shty këtë spot jemi mundu dhe kemi ardh këtu, në bazë të medieve çfarë kam lexu unë them se disa janë ndryshe, por unë nuk kam ardh me sqaru këtë, për mua është me rëndësi me ditë shteti shqiptar dhe i Zvicrës prej asnjë personi nuk janë marrë paratë me dhunë, mashtrime e kërcenim këto pare , shumën nuk e di janë marrë me vullnet”, tha ajo para medieve.
Ajo ka sqaruar se rasti ka nisur më 2016-ten dhe se ajo nuk ka qenë e involvuar.
“E dyta: Ky sen ka filluar në 2016-tën ku unë nuk kam qenë e involvuar dhe nuk kam ditë asgjë për këtë rast. Më kanë tregu që në 2018 tën është mundësia me e mbyll këtë rast, unë nuk e di pse nuk është mbyll ky rast. Unë në 2018-tën kam qenë në gjendje me i ndihmu. Nuk më intereson media, as muzika as asgjë kur është në pyetje familja jem”, ka shtuar ajo.
Këngëtarja ka kritikuar edhe mediet për qasjen ndaj këtij rasti.
“Unë jam e kënaqur dhe gjithmonë do të jem loyale ndaj familjes time. Unë si person nuk e di se si veproni me familjen tuaj, mirëpo unë jam rrit në një familje të vogël. Baba jem na ka mësu se kurgjo nuk është më e shtrenjtë familja. Besoni dhe mendoni se nuk janë këto gjëra të vërteta mirëpo rasti do të sqarohet dhe ma merr mendja se pak si shumë fjalë do të ndryshojnë”, ka shtuar ajo.
Loredana tha se ajo kurrë nuk ka qenë e burgosur për çështje të tillë.
“Është e vërtetë që kam dhënë deklaratë në polici por unë e mbyllur nuk kam qenë asnjëherë. E kam dhënë deklaratën, prokurori më ka liru dhe kam shku në shtëpinë time. Pala tjetër e ka pranu marrëveshjen dhe e ka bërë me gjithë dëshirën e saj”, tha ajo, raporton EO.
Ndërsa bashkëshorti i Loredanës, reperi Mozzik, tha se e gjithë kjo bujë ka ardhë si pasojë e medieve.
“Unë jam pro mediave dhe nuk jam person që iu fyej edhe pse shumica prej jush janë mundu me na njollosë moralin që e kemi kriju dhe ata e dinë që e kemi kriju me punë e suksese. Unë Loredanën e kam grua dhe çfarëdo që ndodhë unë jam në përkrahje të saj, por ju kisha lutë medieve mos me u marrë me këtë çështje pasi ju shpërthyet aq shumë pa e ditur se çka ka ndodhë”, tha ai.
Avokati i Loredanës, Artan Sadiku nga Zvicra, tha se shuma që po akuzohet nuk është 700 mijë, por 350 mijë.
“Për mua si avokat që kam qenë prej fillimit në ngjarje është shumë me rëndësi me dhanë një intervistë në detaje, por ende nuk i kam aktet. Loredana nuk ka qenë në paraburgim, ajo ka qenë në marrie pyetjesh pastaj është kthyer në shtëpi. 350 mijë euro është shuma që është akuzuar Loredana”, tha ai.
E përditshmja zvicerane “20 minutes” kishte treguar historinë se si çifti 50-vjeçar ka hedhur akuza ndaj rap-artistes dhe vëllait të saj, Beratit, për kanosje, zhvatje të parave dhe vënie në lajthitje.