Të gjitha akuzat drejt saj nuk e zvogëluan aspak popullaritetin e Loredanës, shkruan ‘20 min’ përcjell GazetaBlic.
Në rrjetin social ‘Instagram‘, reperja ka një numër të madh ndjekësish.
Që kur u bë publike nga zyra e prokurorit publik në Luzern se po heton reperen, për shkak të akuzave për zhvatje parash numri i ndjekësve në ‘Instagram-in’ e saj është ngritur në qiell, siç tregojnë shifrat sipas likeometer.co
Pasi humbi 300 ndjekës në një periudhë afatshkurtër, numri u rrit në mënyrë dramatike. Tashmë ajo ka 4000 ndjekës më shumë në anën e saj. Në përgjithësi, nga e mërkura ka mbi 20,000 ndjekës të rinj që ka arritur t’i fitojë.
Ndryshe, Loredana është e akuzuar për marrjen e parave të një çifti zviceran ku i përfshirë është edhe vëllau i saj. Përveç akuzës për marrjen e parave nga çifti zviceran edhe shoqja e reperes e ka akuzuar se ua ka shpenzuar kartat e kreditit.