Loriana Kuka i ka dhënë fund shumë herët eksperiencës në “Jerusalem Masters 2022”, raporton Ekonomia Online.
Xhudistja kosovare është eliminuar qysh në rrethin e parë të garës prestigjioze që po mbahet në Izrael.
Në kategorinë deri në 78 kilogramë, Loriana u mposht nga ukrainasja Yelyzaveta Lytvynenko.
Kështu, merr fund përvoja e Kosovës në këtë garë, me ç’rast Distria Krasniqi u stolis me medalje të artë e Laura Fazliu me atë të argjendtë, kurse Nora Gjakova dhe Loriana Kuka mbetën pa medalje.