Loriana Kuka është mundur në gjysmëfinale nga xhudistja holandeze Guusje Steenhuis në Kampionatin Evropian që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë.
Ajo u mposht me IPPON, teksa kishte humbur edhe njëherë në vitin 2019 nga po e njëjta xhudiste në Lojërat Evropiane të Minskit, shkruan Gazeta Express.
Kuka gjysmëfinalen e siguroi pasi mposhti me IPPON xhudisten austriake Bernadette Graf.
Para saj Loriana mposhti po ashtu me IPPON xhudisten nga Ukraina, Anastasiya Turchyn, kurse në raundin e parë kaloi pa luftë.