Lorik Cana komenton ndeshjet e Shqipërisë dhe Kosovës

Prishtinë | 28 Mar 2021 | 18:01 | Nga Ekonomia Online

Kosova dhe Shqipëria do t’i zhvillojnë sonte ndeshjen e tyre për kualifikueset e Kupës së Botës 2022.

Shqipëria takohet pas pak me Anglinë, kurse Kosova e pret Suedinë, në lidhje me këto dy takime është prononcuar edhe ish kapiteni i Shqipërisë, Lorik Cana.

Ai tha se motivi nuk duhet të mungojë tek të dy kombëtaret dhe të shpresohet tek fitoret e mëdha.“Motivimi në asnjë ndeshje të Kombëtares nuk mungon. Janë ndeshje të pakta. Është e padiskutueshme, kur ballafaqohesh me më të mirët tensioni rritet. Niveli i lartë nuk të le hapësira për shumë gabime. Duhet ta dish ta godasësh kundërshtarin dhe ta lexosh lojën mirë. Golat t’i meritojnë dhe jo t’ia japim ne. Duhet t’i ngacmojmë në sulm, se janë një skuadër që nuk shquhen në fazën difensive.

Kapiten mund të jetë çfarë do lloj lojtari. Ekipi ka 9 vjet, është një nga lojtarët më të mirë. Unë jam vetë më afër tij, ka respektin e gjithë sulmit. Është luks për Shqipërinë, që të ketë 2 portiera të këtij niveli.

Në Ligën e Kombeve, Shqipëria bëri detyrën, e mbylli në krye të grupit. Duhet të kemi dhe një rritje të nivelit, që të jetë e shoqëruar dhe me një lojë të mirë. Çdo ekip që kemi në grup është kundërshtari jonë, duhet ta luajmë çdo ndeshje për ta fituar dhe për të marrë pikë.Një rezultat pozitiv sot na ndihmon shumë. Mungon shumë pjesa e tifozerisë që karikon ambientin.

I jap rëndësi se çfarë fryme dhe loje po shikojmë.Unë mendoj që as Shqipëria dhe Kosova nuk janë favorite. Por në të 2 rastet skuadrat tona kanë mundësi të bëjnë mirë dhe të dalin pse jo me pikë. Ju uroj më të mirat të dyja ekipeve”, u shpreh Lorik Cana.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme