Befason Lorik Cana: Pashë ish të dashurën pas më shumë se 10 vjetësh: Shumë kujtime dhe pasion më kthyen pas në kohë

Prishtinë | 23 Pri 2021 | 09:41 | Nga Ekonomia Online

Lorik Cana mes siguri ka bërë për ujë të ftohtë bashkëshorten e tij mbrëmjen e sotme.

Si fillim ai ndau në Instagram disa fjalë shumë të ndjera për një ish-partnere të tij. Loriku shprehet se sot kishte parë ish-in pas 10 vitesh dhe se aty kishte kuptuar se e kishte marrë malli.

“Dua të ndaj diçka speciale me ju sot. Pashë ish-in tim pas më shumë se 10 vitesh. E di sa e vështirë është ta them, mbase edhe e gabuar, por shumë kujtime dhe pasion më kthyen pas në kohë. Ajo është akoma shumë tërheqëse dhe një bukuroshe e vërtetë. Madje ka akoma një tatuazh me emrin tim. Shpresoj të të shoh një ditë. Më mungon”, shkroi Loriku në postimin e tij.

Dhe më pas vendosi që ish të dashurën e tij bukuroshe ta prezantonte me gjithë publikun. Ndërkohë që të gjithë pritëm me zemër të ngrirë ta shikonim se për kë bëhej fjalë, ai publikoi thjesht videon e makinës së tij të vjetër.

E gjithë kjo ishte një rreng nga Loriku, që ne nuk e dimë si do e ketë pritur Monica. Nëse nuk ka qenë në dijeni të gjithë kësaj me siguri Loriku do e ketë “pësuar keq”.

Ndërkohë kujtojmë se në janar të 2020-s ish-Kapiteni i Kombëtares Shqiptare u bë baba për herë të dytë. Monica solli në jetë fëmijën e dytë të çiftit, një vogëlushe që e pagëzuan me emrin Enkeleida. Ata kanë edhe një djalë të quajtur Boiken, që nuk e kanë prezantuar ende me publikun, njësoj si të voglën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme