Legjenda e futbollit botëror, Lothar Matthaus, ka mbërritur në Kosovë.
Ish-futbollisti i Kombëtares së Gjermanisë, pasi që është pritur nga drejtues të “Teleperformance Deutchland”, ka mbajtur edhe një konferencë për media, raporton EkonomiaOnline.
Ai u shpreh i lumtur që është në Kosovë, ndërsa u befasua me interesimin e madh të publikut për ta takuar atë.
I pyetur se sa e njihni Kosovën, Matthaus tha se është i njohur me vështirësitë që i ka kaluar Kosova.
“Ne e njohim historinë por nuk jam këtu me vlerësua historinë. Jam në futboll dhe jo në aspekt politik për t’u shprehë. E di që këtu ka pas probleme, jeni në rrugë të mirë”, tha ai.
Legjenda e futbollit gjerman u pyet edhe për përfaqësuesen e Kosovës. Tha se ka mundësi të mira për t’u kualifikuar tutje.
“Kosova ka pas disa lojë. Me Anglinë do ta ketë vështirë. Kosova është një skuadër që i beson njëri-tjetrit. Besoj se me Çekinë dhe me Anglinë do të ketë më pak pikë, por besoj që do t’ia del të kualifikohet.
Ai nga gazetarët është pyetur gjithashtu nëse ka biseduar me Fadil Vokrrin dhe nëse ka pasur ofertë për të drejtuar Kosovën.
Matthaus në ora 16:00 do ta vizitojë edhe stadiumin e Prishtinës, “Fadil Vokrri”.