Sergej Milinkovic-Savic, futbollist i kërkuar nga shumë klube të mëdha evropiane.
100 milionë euro nuk mjaftojnë për një lojtar si Segej Milinkovic-Savic.
Fjalë këto të Claudio Lotitos.
Në një intervistë presidenti i Lazios ka zbuluar faktin se për mesfushorin serb ka refuzuar një ofertë prej 110 milionë eurosh gjatë verës së kaluar, duke lënë të kuptohet se pas një sezoni shumë pozitiv, vlera e futbollistit ballkanas është rritur akoma më shumë.
“Kur lexoj supermarketi Lazio, acarohem, pasi mesa di unë, nuk kam nxjerr në shitje asnjë lojtar”, shtoi më pas presidenti i bardhekaltërve, transmeton “SS”.
Lottito sulmoi edhe Interin për çështjen De Vrij: “ E kemi hedhur në fushë duke besuar te profesionaliteti i futbollistit, pastaj bëri disa gabime që të gjithë i dini, por te skuadra jonë trajneri është ai që ka të gjithë lirinë e zgjedhjes për lojtarët që luajnë. Interi nuk duhet ta vinte në vështirësi psikologjike lojtarin. Nëse kontratën e De Vrij e kishte depozituar që në janar përse e bëri publike vetëm pak ditë para ndeshjesh ndaj Lazios?’, pyet Claudio Lotito, duke thumbuar klubin zikaltër.