Lazio është afër arritjes së një marrëveshje të re me trajnerin Simone Inzaghi, e cila do ta mbajë në klubi deri në 2023 ose 2024.
Corriere della Sera shkruan se të dy palët nuk kane dyshime dhe duan të vazhdojnë së bashku, ndërsa aktualisht janë në bisedime për një marrëveshje të re që do ta mbajë trajnerin italian deri në qershor 2023 ose 2024.
Klubi aktualisht po përgatitet për ndeshjen kundër Juventusit, ku takimet janë të vështirë, por rinovimi i kontratës është planifikuar që të ndodh në fund të marsit ose në fillim të prillit.
Presidenti Claudio Lotito dhe drejtori sportiv, Igli Tare do ta shfrytëzojnë pushimin e kombëtareve për t’u takuar me trajnerin dhe për të nënshkruar një marrëveshje të re.
Inzaghi u emërua për herë të parë si trajner i përkohshëm në prill të vitit 2016, por ka treguar vetën duke zënë vendin që nga qershori i të njëjtit vit.
Inzaghi ka luajtur për Lazion në 196 ku ka shënuar 55 gola. Si trajner kontrata aktuale i skadon këtë verë.