Luan Krasniqi e quan spektakolare fitoren e Haxhi Krasniqit

Prishtinë | 11 Tet 2020 | 11:47 | Nga Ekonomia Online

Boksieri i njohur shqiptar, Luan Krasniqi, e ka quajtur spektakolare fitoren e bashkëvendasit të tij, Haxhiut, që të shtunën nokautoi gjermanin Dominic Boesel për titullin e përkohshëm të botës në versionin WBA, në kategorinë gjysmë të rëndë, dhe në versionin IBO.

“Urime Robin Krasniqit që u bë kampion bote. Fitore spektakolare. Jo shumë njerëz kanë besuar në të. Ai mund të jetë tejet krenar për këtë”, është shprehur Luan Krasniqi në Facebook.

Për të ishte hera e tretë që boksoi për titull bote në një nga katër versionet e mëdha të boksit profesionist (WBC, WBA, WBO e IBF). Dy herët e kaluara kishte pësuar humbje. Ai ka bilanc prej 51 fitore e gjashtë humbje në boksin profesionist.

Për tituj bote në të kaluarën boksuan edhe Luan Krasniqi, Shpend Abazi, Edis Tatli e Shefat Isufi, por nuk kishin arritur ta fitonin luftën vendimtare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme