Drejtori i Fondacionit për Shoqëri të Hapur në Kosovë (KFOS), Luan Shllaku, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në facebook, ka dhënë arsyet e veta pse gazsjellësi është projekt i favorshëm për Kosovën.
Shllaku e nisi duke thënë se pa hy fare në arsye gjeostrategjike e gjeopolitike, ky projektet është i favorshëm për Kosovën.
Sipas tij, Kosova një pjesë të gazsjellësit e ka të ndërtuar, sistem ky që është përdorur në vitet 70’ta e 80.
Tutje, Shllaku tha se përmes këtij projekto do të zvogëlohej konsumi i energjisë elektrike në vend.
Gjithashtu, termocentrali me 250 megavat do të punonte me gaz dhe nuk do të bëhej ndotja e ajrit.
Krejt në fund, Shllaku tha se Kosova nuk ka leverdi financiare të ndërtohet Termocentrali i Kosovës A.
Kosova ka refuzuar projektin e gazsjellësit ani pse nga Qeveria thonë se është shtyrë për vitin tjetër. Arsyeja pse ky projekt nuk ka nisur, sipas qeverisë, janë shkaqet financiare edhe pse Biden ka ndarë 200 milionë dollar për këtë projekt.
Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të Shllakut:
Pa hy fare ne arsye gjeostrategjike dhe gjeopolitike per ose kunder projektit te gazit ne Kosove, po i sjell ne vemendjen tuaj disa arsye pse une e shoh kete projekt te favorshem per Kosoven:
- Nje pjese e madhe e infrastrukture eshte e gatshme. Tashme, qysh nga vitet e 70-80ta, Kosova e ka gazesjellesin e ndertuar, qe ka sherbyer ne keto vite, qe gazin e prodhuar ne Obiliq me gazifikimin e thengjillit, ta bart deri ne Shkup ne njeren ane dhe ne anen tjeter deri ne Trepce (Mitrovice), Ferro-nikel (Gllogovc), Sharrcem (Han te Elezit). Pra egziston trasa, qe eshte pjesa me e mundimshme e ndertimit te gazsjellesit, e te tjerat mund te behen kollaj.
- Gazi natyror (LNG) nuk duhet te shihet vetem si lende djegese per ndertimin e nje termocentrali, por edhe si karburant per tu perdorur per nxemje gjat dimnit ne ngrohtore rajonale (5-6 qytetet me te medha) si dhe per te zevendesuar rrymen elektrike ne metalurgji dhe objekte industriale. Keshtu mund ta zvoglojme shume konsumin aktual te energjise elektrike ne vend, qe eshte me mire se te ndertojme kapacitete te reja.
- Termocentrali 250 MË qe do te punonte me gaz, do te emitonte pergjysme me pak ndotes te ajrit dhe do te mund ta mbulonte nje pjese te nevojave per energji ne periudhen tranzitore, derisa nuk konsolidohet prodhimi qe do te duhet te dominohet nga burimet alternative.
- Nese injorohet gazi atehere do te duhet te perqendrohemi ne thengjill, sic po permendet nga kjo administrate, duke rekonstruktuar TC Kosova A. Kjo do te ishte ide shume e keqe, dhe shume e shtrenjte, sepse nuk e merr parasysh faktin se se shpejti do te duhet te paguajme taksa te larta per cdo ton te dioksidit te karbonit te emituar. Momentalisht, per nje ton te emetuar mbi sasine e emetuar ne vitin 1990 shtetet anetare te BE paguajne mbi 60 euro. Pra shkurt, nuk ka asnje leverdi financiare nga rekoinstruktimi i TC Kosova A, e sidmos do te jete i pafalshem ndikimi i saj ne shendetin e popullates.