Prezantuesja dhe njëherësh këngëtarja, Luana Vjollca, ka rezultuar të jetë mjaft e pëlqyer kohëve të fundit.
Kjo vjen, pasi në mënyrë të vazhdueshme është duke sjellë fotosesione, në të cilat është përkujdesur për secilin detaj.
Në një postim në rrjetin social Instagram, ajo ka publikuar disa fotografi, teksa është parë në një fushë tenisi.
E veshur në ngjyrë të gjelbër, flokët i ka lënë të lira mbi supe, teksa për aksesorë ka vendosur të mbajë një palë syze të madhësisë më të madhe.
“Dëshiron ndokush të luajë”, ka shkruar ajo në përshkrimin e fotografisë.
Ndërkaq, së fundmi ajo ka paralajmëruar se është duke punuar në projektin e ri, teksa është shfaqur në një studio muzikore.