Luana Vjollca publikon këngën “Trauma”, në pjesën e dytë të “Thuaje” zbulon traumën që mori nga përndjekja e një personi që tentoi ta kap me dhunë

Prishtinë | 19 Maj 2022 | 23:42 | Nga Ekonomia Online

Luana Vjollca ka publikuar pjesën e dytë të projektit “Thuaje”. 

Emocionale si kurrë më parë, e zhveshur nga çdo kompleks, ylli shqiptar po i drejtohet publikut me mesazhe të forta duke ndarë pjesë nga historitë e saj, histori jo të bukura por që kanë lënë gjurmë në jetën e saj dhe e kanë bërë të jetë kjo që është sot.

Pas temës së bullizmit që shkaktoi shumë bujë, pjesa e dytë flet për traumën. Luana ka ndarë me publikun rastet e përndjekjes nga ata që ajo nuk deshi t’i quante fansa, duke zbuluar se ka qenë e përndjekur nga 5 persona. 

E emocionuar dhe me fjalë që i dilnin nga shpirti ajo zbuloi njërin nga rastet më të vështira kur personi tentoi ta kapte me zor por arriti të shpëtojë. 

https://youtu.be/p921rkPI408 Si pjesës së parë edhe historisë së dytë i bashkangjitet kënga përmes së cilës Luana bën thirrje që te ndalet dhuna ndaj gruas.

Të ngjashme