Prezantuesja dhe njëherësh këngëtarja, Luan Vjollca, di të tërheqë gjithmonë vëmendjen e fansave të saj.
Ajo është mjaft aktive në rrjete sociale, duke publikuar kështu imazhe atraktive, për të cilat përkujdeset në masë të madhe.
Ndryshe nga kjo, Luana njihet edhe për një luks të madh që shpenzon në veshje dhe në jetën e saj në përgjithësi.
Së fundmi, në një postim në rrjetin social Instagram, bukuroshja bionde ka vendosur të shfaqet krejtësisht ndryshe siç jemi mësuar ta shohim.
E veshur më një fustan të zi dhe të thjeshtë, këngëtarja shqiptare ka vendosur të dalë pa pikë makijazhi, por që po shkëlqen me dukjen.
Duke marrë poza e ulur në një karrige, Luana i ka lënë të lira flokët e saj mbi supe, teksa sytë i mbante të mbyllur.
Theksojmë se “Pa Panik” është projekti i saj i fundit, i cili u prit mjaft mirë nga adhuruesit e muzikës së saj.