Kampioni i Kosovës në volejboll te meshkujt, Luboteni i Ferizajt, është dorëzuar ende pa debutuar në Ligën e Kampionëve. Ekipi ferizajas të mërkurën (17:00) përballet me kampionin e Holandës, Abiant Lycurgus. Ndeshja i takon raundit të dytë të Ligës së Kampionëve dhe luhet në Ferizaj, shkruan Koha Ditore.
Kryetari i Lubotenit, Gazmend Hoxha të hënën ka thënë se ekipi i tij nuk pret të bëjë ndonjë befasi ndaj holandezëve. Por thjesht të shijojë dhe të mësojë se çfarë duhet pasur për të luajtur në garën më të fortë evropiane të volejbollit.
Luboteni edicionin e shkuar është paraqitur në Challenge Cup, dy nivele më poshtë se Liga e Kampionëve.